Presidenti Ilir Meta në konferencën për mediat hodhi akuza ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliajt.
“Zogu i Tiranës lëshoi sot shpifje te ulëta ndaj Presidentit, me një fjalor banal, njësoj si një kone rrugësh qe i lidhin kanaçe ne qafe për te bërë zhurmë. Për fat të keq ai vazhdon të nxjerrë nga goja ato që i fusin. Hartim banal anti-President nga Zogu i Tiranës.
Se përse e bëri ajo dihet, se kur bilanci është katastrofik dhe dihet sepse është njëvjetori i zgjedhjeve dhe çdo gjë që Presidenti ka thënë një vit më parë ka dalë.
Akuzat për bllokim të propozimeve për ambasadorët, një mashtrim ordiner. Zogu i Tiranës edhe në gjumë gënjen. Nuk kam bllokuar asnjë propozim zyrtar për emërim ambasadori. Faktet janë shkresat zyrtare. Zogun e Tiranës do ta ndjekë si hije gjithë jetën firma që i ka dhënë Alqi Bllakos për inceneratorin e Tiranës”, tha Meta.