
Ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj po shkon drejt apelit të GJKKO, kryeministri Rama deklaroi se nuk bën avokatinë e askujt, ndërsa theksoi se reforma në drejtësi ka pastruar sistemin nga “llumi”.
“Mos harro që hetimet e SPAK i solli përpjekja e rezultati i përpjekjes time me vetëdije të plotë dhe PS për reformën në drejtësi për të pastruar drejtësinë nga llumi shumë i madh që i ishte mbledhur në fyt Shqipërisë e për të dorëzuar shpatën e ndëshkimit, drejtësisë. Kemi probleme me drejtësinë por janë probleme të rritjes.”
Kryeministri tha se qeveria nuk jep llogari për ata që kanë shkelur ligjin, por për mënyrën se si reagon ndaj rasteve të tilla. “Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, jemi në krahun e drejtësisë dhe nuk bëjmë avokatinë e askujt,” përfundoi ai./gazetajonë