
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka publikuar ditën e sotme një video nga Parku i ri Zoologjik i Tiranës, ku luani shfaqet tepër aktiv. Ky fakt i ka bërë përshtypje edhe moderatores së njohur Luana Vjollca, e cila ka bërë edhe një koment epik në postimin e Veliajt:
“Po kërkon për mua më duket”.- shkruan përkrah videos Luana.
Kopshti Zoologjik është konceptuar si një hapësirë ndryshe, jo vetëm për t’u njohur me kafshët e rralla, por edhe për të mësuar gjëra të reja për to në klasa të posaçme.