Teksa Luana Vjollca ka reaguar në rrjete sociale për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Prishtinë, një ndër ndjekësit është kapur te zëri i saj. “Kur do ta kuptosh që nuk bën për muzikë?”, i ka shkruar ai.
Luana i është përgjigjur e revoltuar duke i thënë se me muzikë ajo thotë atë që ka në zemër. Ajo i ka kërkuar ndjekësit të lexojë mesazhin që përcjell e të mos e dëgjojë muzikën.

“Kur do ta kuptosh qe eshte menyra ime per ti thene gjerat qe kam ne zemer? Edhe nese ste pelqen ty sic e ke vene re nuk eshte se me plas shume. Do vazhdoj ta bej. Mjaft me kete inat e mllef per cdo gje se prandaj jemi shkaterru si popull se sduam njeri tjetrin!!!!!! Lexo mesazhin mos e degjo muziken!!! Bashkohu ne nisem, behu njeri!”, i është përgjigjur Luana.