Nxënësit e një shkolle në Jharkhand, Indi kanë dhunuar dhe lidhur për peme mësuesit e tyre për shkak të notave të ulëta në një provim praktik.

Pasi Këshilli Akademik publikoi rezultatet e klasës, disa nxënës që morën nota të ulëta u kërkuan mësuesve të tyre t’u tregonin tezat e provimeve. Kur mësuesit refuzuan, nxënësit i lidhën mësuesit e shkollës në një pemë mango në oborrin e shkollës dhe i goditën ata duke filmuar gjithë ngjarjen.

Pas incidentit një nga mësuesit e lidhur rreth pemës tha:

Nëse kemi bërë një gabim, ne do të ndëshkohemi. Kushdo që ka bërë një gabim do të ndëshkohet.
Ndërsa nuk është ende e qartë nëse mësuesit kanë pësuar lëndime nga incidenti, zyrtarët në zonë po hetojnë sulmin e ndodhur dhe nxënësit e përfshirë.