Këngëtarja Vesa Luma, ka postuar një video në Instagram teksa tregon mrekullinë e natyrës së Zelandës së Re. Videon ajo ka nisur duke shfaqur duart e saj dhe të djalit, ndërsa lë të kuptohet se ka zgjedhur të jetojë në Zelandën e Re me familjen e saj për shkak të bukurive natyrore që ofron vendi.

“Kur të pyesin, pse zgjodhe Zelandën e Re,”-shkruan ajo.

Prej kohësh, Vesa Luma është zhvendosur së bashku me bashkëshortin e saj këngëtarin Big Basta, dhe djalin e tyre Liam jashtë Kosovës dhe Shqipërisë për të jetuar në Zelandën e Re.