Kryeministrja britanike, Liz Truss, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas 45 ditësh!

Truss deklaroi se nuk mund ti mbajë premtimet që bëri gjatë garës për lidershipin në Partinë Konservatore.
Para pak ditësh ajo shkarkoi Kancelarin e Thesarit dhe qeveria bëri një kthesë turpëruese për politikat fiskale. Ndërsa dje dha dorëheqjen nga detyra Ministrja e Brendshme.