Einxhel Shkira u ka plotësuar dëshirën gjithë fansave të saj. Moderatorja disa orë më parë ka realizuar një “live” ku ka shuar kuriozitetin e shumë prej tyre. Fansat kanë dërguar pyetjet e tyre ne Instagramin e Einxhel dhe kjo e fundit i është përgjigjur të gjithëve.

“Nëse do të ftonte Donaldi në emisionin e tij bashkë me Dagz a do të shkoje?”– e pyet një fans/fanse Einxhel, e cila u shpreh se kjo pyetje i është bërë shumë shpesh.

“Mora vesh madje që një puntatë më përpara ishte bërë një shaka e tillë sikur ne ishim të ftuar. Nuk është që nuk kam patur tentativë që të ftohemi, jo të dy bashkë. Por nuk kemi pasur asnjë kontakt në lidhje me këtë gjë.

A do shkoja? Si një mikeshë? Jo. Si një kolege? Jo. Si një banore, ish-banore që kanë jetuar në të njëjtën shtëpi për shkak të rrethanave? Sigurisht që prapë jo, sepse nuk na lidh asnjë lloj gjëje. Pavarësisht se po të më pyesnit, si ka qenë situata brenda, po të pyesni “ej si është marrëdhënia mes jush.” Në bazë të planeve që kishim bërë aty brenda, i bie që ne sot të ishim duke pirë kafe të katërt. Dhe ju e dini cila është katërshja.

Por, situatat rodhën ashtu siç rrodhën. Unë nuk hyj tek lista e atyre që mund t’i shkojnë në emision, siç i kanë shkuar banorët e tjerë.

Por, nga ana profesionale si një person publik, nëse më bëhet ftesa, nëse më ofrohet ajo çka unë kërkoj për të qenë prezente në një emision, kundrejt sigurisht ju e dini çfarë nuk bëhet me lekë, bëhet me më shumë lekë.

Kundrejt benefitit pse jo. Unë në marrëdhënien time të parë të punës me të nuk jam paguar. Ndoshta kundrejt një pagese të caktuar edhe mund të isha pjesë e emisionit. Në të kundërt nuk do të hidhja poshtë gjithë këto gjërat e tjera, sepse nuk kam arsye pse të shkoj e ftuar,”-tregoi më tej Einxhel Shkira.