“Dancing With The Stars” po merr një vëmendje të madhe që prej fillimit të tij. Mirëpo duket se ky program ka një “konkurrent” të fortë brenda familjes madje.

Të dielën që lamë pas programi i humorit “Portokalli” realizoi imitimin e show-t real. Bënë bujë të madhe sjellja e personazheve pjesëmarrës në spektakël, nga aktorët në skenë.

Ai që u përfol shumë në rrjet ishte imitimi i Dalina Buzit nga aktorja Albana Perhati. E ftuar në “Goca dhe Gra”, ajo u vendos përballë Dalinës.

“Jam shumë e lumtur në radhë të parë që Dalina e ka pritur me sportivitet këtë. Dhe mezi prisja në momentin që u shfaq të dielën në “Portokalli”. Për mua ishte momenti më i bukur dhe mesazhi më i bukur kur pashë postimin e Dalinës. Dhe u lumturova që e mori me sportivitet dhe nuk më hëngri,”-u shpreh Albana për rolin e saj.

Në këtë moment nuk mungoi edhe një ndërhyrje nga ana e moderatores, e cila në fakt u shpreh se jo vetëm që i pëlqeu, por që e vlerësonte shumë punën e saj.

“Unë e respektoj dhe e vlerësoj jashtëzakonisht humorin dhe besoj se çfarëdo lloj gjëje , qoftë drama duhet të ec paralelisht, sepse thonë që humori është gjëja më e lartë dhe unë besoj është afrimi me Zotin. Unë nuk do të ndërhyja kurrë tek aktorët, tek mënyra dhe këndvështrimi i tyre. Madje të qeshurën, kam qeshur unë, kanë qeshur gocat e mia që as nuk më shohin në televizor, refuzojnë. Ishte fantastike,”-shtoi Dalina Buzi.

Aktorja e humorit më tej tregoi rrugën si ishte përgatitur për rolin e saj, ku theksoi që ka edhe ekzagjerime për të bërë të tjerët të qeshin.

“Kam pothuajse 1 javë që unë gjithë emisionet ku është Dalina, i vija në kufje dhe dëgjoja mënyrën se si flet, të qeshurën që e ka karakteristike. Shiko, ne aktorët e ekzagjerojmë mbi atë që është, që të bëjmë për të qeshur. Gjithçka është e ekzagjeruar tek ajo që bëj unë te Dalina,”-përfundoi Albana.