Aktori i humorit, Agron Llakaj, në Facebook, ka publikuar një foto të makinës së mjekut nga Kosova, Armend Rexhepi, i cili në xhamin e pasëm ka shkruar ta ndaloojë nëse kanë nevojë për ndihmë, por nuk kanë mundësi ekonomike.
Llakaj shkruan në Facebook se gjesti i tij human është shembulli i mjekësisë që duam.
“Kjo është mjeksia që duam…mjeku Armend Rexhepi, nga Gjilani ka bërë këtë gjest human për qytetarët e Kosovës”, shkruan aktori.