Ditën e djeshme Fifi reagoi e revoltuar ndaj Top Channel pasi në promon e “Big Brother VIP 2” shfaqej momenti kur këngëtares i ra të fikët në transmetimin live.
“Faleminderit shumë Top Channel! Shumë faleminderit për cdo gje. Faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qejf me vazhdu me ma shkatërru jetën. Faleminderit që nuk po ma lini të harrojë një skenë shumë të rëndë për mua dhe familjen time”, u shpreh mes të tjerash Fifi.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar së fundmi Einxhel Shkira, e cila ishte gjithashtu banore në reality show. Moderatorja i ka dhënë shumë të drejtë Fifit në një video live në Instagram.

“Ajo ishte e lënduar në lidhje me spotin e fillimit të “Big Brother 2” dhe të jem e sinqertë edhe unë në momentin që e pashë e konstatova si të panevojshëme pjesën ku transmetohet ajo që i ka ndodhur Fifit. Nuk mendoj se është e nevojshme të rishihet dhe të rivendoset, ose më saktë nuk është e nevojshme të vihet në promon e një spektakli. Sepse secili nga ne ka pasur momente shumë të bukura aty brenda dhe një kontribut të caktuar në atë spektakël. Ka një kontribut të caktuar në komplet suksesin e asaj që ka ndodhur. Dhe ashtu sikur të tjerët , Fifi meriton respektin maksimal nga të gjithë njerëzit për kontributin e saj pozitiv aty brenda dhe për artin e saj. Siç edhe vetë ajo ishte shprehur ka bërë muzikë shumë të mirë. Unë e di që Fifi është një person me zemër shumë të madhe edhe kurrsesi nuk do të mundej t’i bënte keq dikujt”, është shprehur Einxhel.