20905709_111878696154117_8790733500023046144_n-e1505406884364

Pas një shkëputje të gjatë nga ekrani, mderatorja e dashur për shikuesit, Albana Osmani, ka vendosur të rikthehet dhe jo aty ku e kemi parë gjithmonë, Top Channel, por në një tjetër televizion.

Albana shumë shpejt do na shoqërojë çdo ditë në ekran, pasi mësohet se moderatorja e njohur pritet të jetë një nga prezantuesit e kampionatit botëror në RTSH.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga vetë Albana, mirëpo lart e poshtë po qarkullojnë lajme se ajo do të rikthehet me një program sportiv dhe siç dihet “aty ku ka zë s’është pa gjë”.