Mes emrave të shumtë në eventin “Elisabetta Franchi”, nuk mund të mungonte gjysma tjetër e Marina Vjollcës, motra më e vogël, Luana. Moderatorja e njohur ka marrë një pauzë nga ekrani, por në një intervistë për “Rudina” në Tv Klan, ajo tha se nuk ka hequr dorë.

Luana Vjollca: Një nga emocionet më të bukura që kam përjetuar në gjithë karrierën tonë kaq shumëvjeçare me Marinën. Kam përshtypjen se është një emocion fantastik, një arritje fantastike, jam shumë e lumtur për të.

Gazetarja: Po ty, Luanë, ku do të të shohim, si i ke planet?

Luana Vjollca: Unë për momentin jam fokusuar shumë tek projekti “Thuaje”. Asnjëherë unë nuk mund të heq dorë nga ekrani sepse unë nuk di të bëj gjë tjetër më mirë në jetë.