Bedrie Loka, 41-vjeçarja që piu fostoksinë për t’u vetëflijuar, u gjet e shtrirë përtokë me shenja jete në tapetin e dhomës së ndenjës në shtëpi rreth orës 07:30 të mëngjesit të datës 2 janar nga bashkëshorti Xhemal Loka.

Së fundmi djali i tyre i madh ka dhënë dëshminë.

“Babai në mënyrë sistematike ka dhunuar nënën fizikisht dhe psikologjikisht. Babai e ofendonte nënën me fjalët më të rënda të mundshme. Sipas tij ofendimet e babait ishin shumë të rënda për nënën”, ka deklaruar ai para oficerëve të policisë gjyqësore.
Deklaratë kjo e cila bie ndesh me ato që tha babai i tij Xhemal Loka.

‘Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas sime. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në TikTok. Ka pasur stres dhe ankth të madh në kohët e fundit. Unë mendoj se këtë veprim mund ta ketë kryer për shkak se para rreth një viti persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në TikTok në emrin e saj.’- tha ai.