Ish prokrurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka dhënë një deklaratë për mediat menjëherë pas përfundimit të seancës në Komisionin e Posaçëm të Apelimit ku u vendos shkarkimi i saj nga detyra që e mbante prej vitesh.
Imeraj tha se ajo kishte paraqitur prova që në fillim prova se ky proces kishte qënë i ndikuar që në fillesat e tij që në momentin që ishin marrë parasysh deklarata anonime nga persona anonimë. Ish prokurorja tha se nuk mund të gjendet asgjë që mund të dëmtonte pastërtinë e figurës së saj apo punën e saj gjatë gjithë këtyre viteve si prokurore.
Elizabeta Imeraj: Pa marrë parasysh asnjë pretendim të paraqitur nga ana ime. Faktet dhe prova të jenë në dhënien e një vendimi, nuk e lidh me situatën personale. Shpresoj ta kenë të arsyetuar kush e dëshiron shkarkimin nga detyra. Jeni të ftuar që të merrni cdo fletë të dosjes hetimore, administrative, nga të cilat vërtetohet që Elizabeta Imeraj ka zero pronësi. Puna ime prej 17 vitesh, tregon se në cfarë mënyrë është kryer me cështjet e prezantuara dhe përfaqësuara. Ajo që i kam bërë me dije kolegjit është vendosur në dispozicion e akteve, më shumë se 160 të pandehur janë dënuar, vetëm 3 prej tyre kanë marrë pafajësi. Rezultati në raport me atë që vendosi është disproporcional. Reforma në drejtësi synon pavarësi, pavarësisht sesa është presioni, apo ndikimi i raporteve, politike, ekonomike, kriminale apo vëzhguesve ndërkombëtare për shkak të letrave anonime, që mund të mos jenë ndjerë rehat.