Ironi e fatit. Në momentin që në Kuvend po fliste ministrja e Energjisë, Belinda Balluku pikërisht për këtë sektor dhe çmimet si pasojë e krizës, ikën dritat, por që brenda disa sekondash rryma u rikthye. Kaq mjaftoi që opozita të shpërthente në të qeshura. Me sportivitet e mori edhe vetë ministrja.
“Energjia elektrike nuk është rritur asnjë qindarkë. Çmimi për të gjithë do të mbetet i pandryshuar…ikin dritat. Helidon (Bushati replikon nga vendi) ti gëzohesh gjithmonë.
E pe me cfarë shpejtësie u kthyen. Në rastin tuaj u deshën invertera. Duhet të kishe inverter të mbaje ndezur dritën e kuzhinës të mos tmerroheshin kalamjtë, por e ka harruar Helidoni” tha ministrja duke qeshur.
Për të larguar vëmendjen dhe shtensionuar situatën, Balluku e zhvendosi bisedën te tryeza që thirri dje Sali Berisha për energjinë.
“Helidon pse nuk ishte dje te kjo tryeza energjetike? Unë nuk e prisja që ministri në hije i Energjetikës të mos ishte? Uauuu, pse nuk ishe te tryeza, pse i le vetëm me Zana Guxhollin?” e pyeti ajo dhe pas disa sekondash u largua nga foltorja.