Gazeta Jonë ka siguruar pamjet e aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në afërsi të Kryeministrisë, ku mbetën të plagosur disa kalimtarë.

Nga video shihet makina tip “Benz” që vjen me shpejtësi nga kryqëzimi dhe për shkak të manovrës humb kontrollin.

 

Makina më pas përfundon të trotuar duke thyer një tabelë buzë rruge si dhe duke goditur kalimtarët që po kalonin aty. Një djalë shihet teksa përfundon disa metra pas nga goditja, ndërsa e plagosur më rëndë ka mbetur edhe një vajzë, e cila ndodhet në gjendje të stabilizuar në spitalin e Traumës.

Një person që shihet të shtrihet në tokë duke vënë duart në kokë, besohet të jetë shoferi 21-vjeçar Jorgaq Thëngjilli, i arrestuar tashmë.