Policia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur ku një baba dhe dy fëmijët e tij janë marrë nga rrjedha e ujit, teksa kanë qënë duke lëvizur me makinë.

Sipas njoftimit vajza është jashtë rrezikut për jetën dhe ka arritur të dalë nga makina dhe me ndihmën e banorëve të zonës ia ka dalë të shpëtojë.

Ndërkohë babai 50-vjeçar dhe ddjali i tij ende nuk janë gjetur, ndërkohë që grupi i polumbarëve është në kërkim të tyre.

https://streamable.com/tlpi43

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës, (babai, djali dhe vajza).

Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.

Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).