Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, duke lënë mbi 500 të vdekur dhe qindra persona.

Zëvendëspresdenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se numri i viktimave ka arritur në 284, ndërkaq 2.323 të tjerë janë plagosur.

Ministria e Shëndetësisë së Sirisë tha se 237 persona janë vrarë në provincat e kontrolluar nga Qeveria, në Alepo, Hama dhe Tartus, ndërkaq mbi 600 persona të tjerë janë plagosur.

Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një në shkallë prej 6.7 shkallësh të Rihterit.

Në të dy shtetet po zhvillohen operacione për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pas rrëzimit të ndërtesave.

Në dy anët e kufirit, banorët ishin në gjumë kur goditi tërmeti dhe ata dolën jashtë në mot të ftohtë, me borë dhe shi, teksa ndërtesat u rrëzuan.