Një nënë 38-vjeçare nga Utah është tronditur nga reagimi i shumë përdoruesve ndaj një postimi që ajo bëri për djalin e saj adoleshent disa javë më parë.
Amber Wright, u shpreh për portalet vendase, se u sulmua shumë pasi videoja që ajo postoi pas një ndeshje futbolli u bë virale, pasi ajo ka ngritur këmbët gjatë kohës kur e ka përqafuar 16-vjeçarin.
“Isha shumë krenare për të, unë isha thjesht një nënë krenare që përqafoja fëmijën e saj. Nuk e prisja kurrë që do të kishte njerëz që do të më shkruanin se po e abuzoj seksualisht ose se po e josh”, tha ajo për videon që postoi në rrjetin social “Instagram”./Today