Kryeministri Edi Rama iu rikthye fushatës elektorale pas pushimit disaditor që kreu prej operimit të apendicitit.
Rikthimin e bëri nga Kamza, ku prezantoi kryebashkiakun aktual të qytetit, por edhe kandidatin për një tjetër mandat, Rakip Suli.
Për ata që e njohin nga afër Kryeministrin dhe i dinë pritshmëritë e tij, të paktën oratorike të kandidatëve që përfaqëson është e qartë se nga fjalimi i Rakip Sulit Rama mund të jetë sikletosur.
Ish-deputeti i PS-së dhe kryetar i Bashkisë së Kamzës në një fjalë pak më shumë se 5 minuta përmendi 11 herë fjalët ‘Faliminderit krieministri Rama’.
E përkthyer më qartë, për çdo 30 sekonda, Rakip Suli kishte një falenderim për Kryeministrin Rama.