Vera e këtij viti është pa diskutim vera e Ledri Vulës. Këngëtari i njohur ka sjellë aq shumë hite, saqë sapo mbaron së publikuari një këngë ka gati tjetrën. Së fundmi ai ka performuar në një club në Gjilan, ku është përballur me një “incident” të cilin e ka kaluar me shumë buzëqeshje.

Një fanse ka hequr reçipetat dhe ia ka hedhur në skenë, teksa performonte me Lumi B, trend ky që fillimisht e nisi Maluma dhe më pas u përhap te shumë artistë të tjerë. Në Shqipëri i ndodhi fillimisht Olsi Bylykut, ndërsa “fatlumi” i radhës ishte mbrëmë Ledri Vula

Reperi e ka kaluar me sportivitet këtë situatë, madje e ka publikuar videon në Instagramin e tij shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot, ku duket teksa ia “dhuron” kolegut.