Dusan Vlahovic është një futbollist i Juves. Sulmuesi serb ka zbarkuar në Torino, në J Medical do ti nënshtrohet vizitave mjekësore për të hedhur më pas firmën mbi kontratë. Dhjeta tifozë kanë pritur me padurim sulmuesin të cilin e shohin si një bekim në këtë pikë të sezonit, një lojtar që mund të ndryshojë balancat në Serie A.

Vlahovic-Juve mund të konsiderohet pa frikë si goditja më e rëndësishme në këtë merkato dimri, një transferim me një kosto rekord, 150 mln euro. 75 mln euro shkojnë kartonin e tij ndërsa 63 mln euro për pagën e sulmuesit, 15 të tjera shkojnë komision për agjentët. Vlahovic do të mbajë në Torino fanellën me numrin 28 ndërsa do të debutojë në sfidën kundër Verona.