Gjiri i Manastirit, një nga gjijtë më të bukur të Ksamilit, prej dy vitësh qëndron i bllokuar për shkak të punimeve që po bëhen, për ndërtimin e një fshati turistik.

Ai është pushtuar nga ndërtimet e betonit duke shkatërruar bukurinë natyrore në shërbim të të afërmve të qeveritarëve dhe oligarkëve të preferuar të qeverisë.

Edhe pse deti është pronë publike, askush nuk do të mund të futet atje nëse nuk ka një vilë që po ndërtohet nga kompanitë Albstar shpk e Idajet dhe Sadik Ismailajt si edhe Andi shpk në pronësi të Andi Gjiknurit dhe Adriana Gjiknurit, të afërm të ish-ministrit Gjiknuri.

Idajet dhe Sadik Ismailaj janë ndërtuesit e preferuar të qeverisë pasi kanë ngritur edhe stadiumin me kullë në mes të Tiranës.