Banorët e “Big Brother VIP” kanë zhvilluar mbrëmë një koncert nën drejtimin e orkestrës së Top Channel.
Të gjithë banorët kishin përgatitur këngët e tyre të preferuara, të cilat i kënduan me orkestrën e madhe.
Pas performancës së Luiz Ejllit, Kiara Tito mbajti një fjalim për partnerin e saj.
E përlotur, moderatorja i uroi atij që të shtunën të shpallet finalisti i parë i “Big Brother VIP2”. Kiara tha se këngëtari ka dhënë shpirtin për lojën.
“E di që ke dhënë shpirtin për këtë lojë dhe ta uroj me zemër që të shtunën të shpallesh finalist”, iu drejtua Kiara Luizit.