Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i është përgjigjur Edi Ramës për posterat denigruese për figurën e Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Në disa pika në Tiranë janë vendosur postera të rinj, ku ironizohen ato të Edi Ramës dhe sloganit të PS në këtë fushatë.

Ndërsa në posterat e Ramës shihet kryeministri me foto me ngjyra, në pjesën e poshtme të posterit janë vendosur foto bardh e zi të Metës dhe Berishës.

Nga ana tjetër “Bashkë Fitojmë” ka vendosur disa postera duke ironizuar sloganin e Ramës, ndërsa në foto shfaqen 2 ministrat dhe deputetit të PS të arrestuar, Saimir Tahiri, Lefter Koka dhe Alqio Bllako. Ndërkohë në pjesën e poshtme të fotos janë imazhi i Erion Veliajt, Engjëll Agaçi dhe Arben Ahmetaj.