Këngëtari Luiz Ejlli gjatë dy ditëve të fundit është distancuar nga partnerja e tij, Kiara Tito, me të cilën nisi një histori dashurie në BBV.

luiz ejlli kiara tito

Qëndrimi i ftohtë i këngëtarit ndaj Kiarës është vënë re edhe nga vetë moderatorja, e cila herë pas here e ka pyetur nëse ka ndonjë shqetësim por është përballur me “indiferentizmin e tij”.

Por duket se pas kësaj, qëndron një rreng i Luiz Ejllit i cili po përgatit propozimin për martesë për Kiara Titon.

Teksa ndodhej në dhomën e rrëfimit, ai ka lënë hapur mikrofonin dhe biseda e tij është dëgjuar në audio.

Këngëtari deklaroi se “do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte ose ta pranonte që i ka ardhur fundi tani, kjo lidhje nuk ecën më”.

“Do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte ose ta pranonte që i ka ardhur fundi tani, kjo lidhje nuk ecën më, ishte e bukur sa zgjati dhe le të mbyllet këtu. Çdo gjë e ka një fillim dhe një fund, do kemi kujtime të bukura. Kam lojën shumë më të rëndësishme, për hir të vërtetës nuk e shoh Kiarën në planet e mia për të ardhmen. Besoj me aq sa e kemi respektuar njëri-tjetrin uroj të më kuptojë dhe pse jo të mbesim shokë të mirë edhe jashtë tek e fundit. Nuk e kam pasur për qëllim t’i bëj gjë të keqe, përveçse të kaloj mirë me të”, tha ai gjatë bisedës në dhomën e rrëfimit.