Shtëpia e “Big Brother Vip” është kthyer në një skenë madhështore festivali kënge ose quajtur ndryshe ‘Koncerti i BBV’.

Performanca të ndryshme janë dëgjuar dhe pëlqyer nga syri i publikut por një nga interpretimet që solli më shumë emocion ishte ajo e këngëtarit Luiz Ejlli, i cili na ka dhuruar një performancë shumë të bukur duke na bërë të kujtojmë se përveç një lojtar me strategji të forta Luizi është edhe një këngëtar shumë i talentuar.