Gjithmonë e më rrallë për të diskutuar ndeshjet e Europianit ftohet ndonjë specialist futbolli apo ish-futbollist.

Për të diskutuar Europianin, në televizionet shqiptare, më së shumti ftohen politikanë, artistë, modele.

Dhe normalisht, në TV, merr dozën e duhur të “ekspertizës”.

Një modele e ftuar në RTSH, e pyetur se me kë është këtë Europian, pasi u mendua pak, tha se është me Brazilin.

Gjeografia e botës mësohet në klasën e shtatë. Brazili është shteti me popullsinë më të madhe në Amerikën Jugore dhe vendi që e ka fituar më së shumti Kampionatin Botëror.