Kryedemokrati Sali Berisha ka rënë përtokë pasi është qëlluar me grusht nga një person në protestën e PD. Dosja.al sjell pamjet ekskluzive të momentit kur Berisha u godit në fytyrë. Kryedemokrati shihet teksa bie përtokë pas një goditje në fytyrë, ndërsa personi që e qëlloi u neutralizua nga truprojat e ish-kryeministrit. Pamjet janë të rënda.