Luana Vjollca ka publikuar projektin e saj “Amera” të cilën ja ka kushtuar sakrificave të nënës së saj, e cila i ka rritur e vetme Luanën dhe tre motrat e saj kur babai i motrave Vjollca u nda nga jeta.
“Njeriu im i jetes je ti Mam! Copez shpirti ky rrefim…serish shume pak me sa shume sakrifica ke bere…mirenjohese ne pafundesi per ty dhe gjithe Nenat Shqiptare qe nuk na lane Me Ra.” shkruan Luana krahas postimit në rrjetete sociale.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i nënës së saj për këtë këtë projekt që ajo i ka kushtuar, ku tregon se p-o shkruan mes lotësh.
“U aja tu qa zemër, lot … përzier nostalgji, lumturi, falenderuese, është e padiskutueshme që meritonit ma shum, ma shpërblyet, kaluat bindshëm pritshmëritë e mia! Nuk del nji vllim romani për ju! Secila nga ju jam unë! Luanesha ime” i shkruan e ëma me koment tek postimi i Luanës.
Po ashtu ka patur dhe një replikë nga Luana, e cila i shkruan: “Mos qaj ma, është koha të qeshësh fort se ja dole mes një milionë sakrificash! Je frymëzimi im”.