Beteja e politikanëve shqiptarë është zhvendosur në Tik Tok. Ish-kryeministri Sali Berisha dje u bë pjesë e Tik Tokut dhe mbrëmë gjatë një interviste foli për arritjet brenda 24 orëve të para.

Edi Rama sot postoi një video interesante nga “loja” me Albin Kurtin. Por mes Ramës dhe Berishës është futur me shpejtësi Ilir Meta.

Kryetari i partisë së Lirisë hodhi në rrjet një video me Nard Ndokën, të cilin e kapi në pishinë duke u stërvitur për betejën e radhës politike.

 

@tiktokulirise O fitore, o s’ka! ✌️🇦🇱 #fyp #albania ♬ original sound – tiktokulirise

Ndoka është në pishinë dhe Meta e pyet “çfarë bën mor burrë?”

Ndoka: Ça të bëjmë stërvitje.

Meta: I jashtëzakonshëm, po stërvitje për ça o vlla për fitore apo barazim?

Ndoka: Stërvitje për energji

Meta: Hajde forca, fitore Nardi forca.