Tirana do të presë nesër në orën 21:00 finalen e madhe të Conference Leauge në stadiumin “AIR Albania”, ku do të sfidohen Roma dhe Feyenoord.
Kjo ngjarje po pritet me shumë padurim dhe emocion nga shqiptarët ndërsa tashmë kanë mbrërritur në kryeqytet tifozët e të dyja skuadrave.
Një situatë e pazakontë ka ndodhur me një tifoz të skuadrës së Feynoord me gazetaren Glidona Daci. Kjo e fundit po përgatitej për të raportuar nga zona e Pedonales ku ishin mbledhur tifozët hollandezë, ndërsa njëri nga ata i afrohet dhe e puth në faqe. Më tej tifozi i kërkon të formojnë një zemër me duar dhe largohet pasi i dhuron edhe një puthje tjetër gazetares.
Daci e mori me mjaft sportivitet situatën, duke buzëqeshur dhe më pas nisi të raportojë.
Kjo është një ngjarje “historike” për vendin tonë, pasi jehona e Shqipërisë përmes futbollit do të dëgjohet kudo. Gjatë ditës së sotme faqja zyrtare e UEFA Conference League ka postuar në Instagramin e saj disa nga simbolet e vendosura në Tiranë.
Story i parë nis me një video ku pasqyrohet stadiumi “Air Albania”.
Më pas duket një foto e trofeut që qëndron në mes të sheshit “Skënderbej”duke përfunduar me flamujt e Conference League që janë të vendosur nëpër shtyllat përgjatë sheshit “Nënë Tereza”.
Duke ditur fuqinë dhe shikueshmërinë që ka futbolli e gjitha kjo është një reklamë e mirë që i bëhet vendit tonë, të cilit i është premtuar finalja e madhe e UEFA Conference League, siç shumë vendeve të tjera të zhvilluara.
Ju kujtojmë që ndeshja do të zhvillohet të mërkurën, datë 25 maj në orë 21 të mbrëmjes, në stadiumin kombëtar “Air Albania”.