
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku u vra me armë zjarri i riu Madrit Ulqinaku.
Ekzekutimi i Ulqinakut ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ishte ai që ka qëlluar me armë zjarri pistoletë.
Ndërkohë, familjarët e Ulqinakut kanë reaguar të tronditur pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Siç duket edhe në pamje, ata janë afruar pranë trupit të pajetë të të riut, teksa efektivët e policisë mundohen t’i qetësojnë dhe t’i largojnë nga aty.