
Rasti në Qendrën e të Moshuarve “Orenda” në Pejë është përcjellë me reagime të shumta. Në atë qendër, disa infermiere kanë keqtrajtuar një të moshuar e cila banonte aty.
Një ish-infermiere e asaj qendre Valmira Gergoci thotë se të moshuarit aty i kanë ndryshuar jetën për të mirë.
Siç thotë ajo, “vajza që e keqtrajtoi duhet të dënohet”, derisa thekson se ndjen keqardhje për atë që i bëri të moshuarës.
Tutje ajo thotë se “ka qajtë e ka qesh baraz me ta”.