Sokol Cikalleshi është rikthyer te goli në kampionatin turk pas më shumë se dy muajsh.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka realizuar një gol fantastik në portën e kryesuesve të Trabzonspor, në minutën e 83-të.

Për Cikalleshin ky është goli i gjashtë këtë sezon në Superligën turke, me fanellën e Konyaspor. Para disa ditësh ai rinovoi kontratën dhe tani i bën një dhuratë vetes.