Tullumbace dhe duartrokitje për udhëtimin e fundit të Klajdi Bitrit, 23 vjeç, i vrarë të dielën rreth orës 17:00  në Sirolo (Ankona) nga  27-vjeçari algjerian Fatah Melloul, tashmë në burg.

Familjarë, miq dhe të njohur e shoqëruan arkivolin nga morgu i spitalit në portin e Ankonës.

Trupi mbërrin sot me tragetin e Adria Ferries  në Shqipëri ku dhe do të prehet përgjithmonë i riu shqiptar.

Në rreshtin e parë, vëllai i Klajdit, Xhuliano, më pas miqtë e tij, si dhe dhjetëra, anëtarë të komunitetit shqiptar dhe shokë të ekipit të futbollit Aquila. Ata parakalojnë në portin e Ankonës dhe artikulojnë një fjalë të vetme: “Drejtësi, drejtësi, drejtësi”.

Arkivoli mbërriti në port në orën 16.15, të ditës së djeshme ndërsa njerëzit tashmë ishin zhvendosur në Harkun e Trajanit në Ankoname tullumbace dhe lule për të përshëndetur mbërritjen e tij.

Kortezhi mortor zemërthyer u nis nga spitali Torrette deri në portin ku u hipën arkivoli për në Shqipëri.

Duartrokitjet nisën që jashtë morgut të Torrette. Ky ishte rrugëtimi i fundit i Klajdi Bitrit drejt Shqipërisë. Babai i tij bëri thirrje një ditë pas ngjarjes për ndihmë që trupi i të birit të kthehej në vendlindje.

Dhe fundi i këtij rrugëtimi është vendlindja Lushnja, ku dhe do të prehet sot. 23-vjeçari u vra të dielën në Sirolo nga një shtizë në gjoks pas një sherri banal ku u përfshinë 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul që qëlloi me pushkë peshkimi të riun shqiptar dhe disa miq të shqiptarit