Arbeni, babai i “nuses nga Librazhdi” që u kap mat nga vjehrra me të dashurin, rrëfeu në emisionin Real People në Euronews Albania përjetimet dhe paragjykimet, 1 vit pas videos që u bë virale.
Sipas tij, zanafilla është diku tjetër, problemet me vjehrrën dhe dhëndri që pjesën më të madhe të vitit ishte në emigrim, jo në shtëpi.
Ai tregoi se vajza u lidh me djalin me dëshirën dhe kërkesën e njerëzve të tij, edhe pse u kishte thënë se vajzën e kishte të vogël.
“Djali, ish-burri jetonte më shumë në emigrim, 1 muaj në shtëpi, 10 muaj në Gjermani. Thoshte do bëjmë letrat për në Gjermani, por si bëri asnjëherë”, tregoi Arbeni.
“Ishte inskenim”, babai rrëfen momentin kur pa vajzën që po filmohej nga 10 burra
Arbeni rrëfeu se si e kishte gjetur vajzën e vet pothuajse të zhveshur, e rrethuar nga mbi 10 burra me drurë e celularë që filmonin.
Sipas tij, ngjarja është një inskenim i pastër pasi ka shumë pikëpyetje të cilave nuk ka arritur t’u japë dot asnjë shpjegim.
“Më thirrën në mes të natës që të vija. Në dhomë gjej vajzën pothuajse të zhveshur, e rrethuar nga mbi 10 burra me drurë, bastunë e celularë që filmonin. Këta ishin të gjithë, atë djalin tjetër e kishin rrethuar e mbronin se mos e vrisja unë. Unë doja vetëm që të pyesja ç’lidhje kishte me vajzën, pala tjetër nuk më linte. Unë kam vajtur në orën 12, ajo ngjarje kishte që në orën 9. Ku e mori guximin ai të hynte njëherë? Vajza rrinte në kat të dytë, duhet të kalonte nëpër derën e atyre që jetonin në kat të parë që të shkonte, por ashtu në të njëjtin kat, përballë jetonin komshinj të tjerë. Kur shkova pashë që çelësat e shtëpisë ishin nga jashtë, nëse vajzë do fuste të dashurin, do e mbyllte derën, do sigurohej. Ndaj aty ka shumë pikëpyetje, është inskenim i pastër. Në video, djali është i veshur, vajza e zhveshur. Vajza ka qenë në presion, edhe sot thotë s’mbaj mend gjë”, tregoi ai.
“Ishte vjehrra që u kap mat”- Babai: Vajza ime “kokë turku”
Arbeni zbulon versionin e tij të asaj që ndodhi.
Një vit pas ngjarjes, babai thotë se e gjithë ngjarja ishte një inskenim nga ish-vjehrri. Pasi sipas tij ishte vjehrra ajo që u kap duke shkuar me një person tjetër dhe për të mbyllur ngjarjen u bë vajza e tij “kokë turku”.
“Me mbulu të vetat, se nuk ka qenë vajza ime protagoniste, por protagoniste ka qenë ish-vjehrra. Kapën atë mat me ata të vetët që ka ajo dhe ai ish-vjehrri im i famshëm, për të mbuluar gruan e vetë, futi vajzën time kokë turku. Futën një njeri të pa mbrojtur dhe thirrën gjithë fisin aty sikur ishte një kriminele kjo që nuk e mundnin dot. Djalin që ishte aty nuk e njihja, por thjesht di që ka punuar aty. Aty janë kamerat 24-orë, ju thosha hapni kamerat te fasonëria, nuk i hapën. Edhe te shtëpia ka kamera”, tha ai.
Babai shtoi se si pasojë e paragjykimeve u largua nga fshati dhe tashmë jeton me të 5-të anëtarët e familjes në kryeqytet.
“Vajza sot është 22 dhe ju shkatërrua jeta në këtë mënyrë. Në fillim e mohova vajzën deri sa kaloi pak kohë dhe që u ula me bashkëshorten dhe ramë dakord se askush nuk e mbron fëmijën përveç prindit.
Erdha unë në Tiranë dhe vendosëm të vinim këtu pasi nga paragjykimet nuk kishte jetesë atje”, tha ai.
Babai: Më dhemb, pas videos virale vajzat nuk flasin më si më parë
Arbeni, babai i vajzës nga Librazhdi, të cilën vjehrra e kapi me të dashurin, zbulon se pasi video u publikua kudo në rrjete sociale, e bija nuk është më e njëjta, është izoluar. Ajo që e bën të vuajë më shumë, është se mes motrash, dashuria nuk është më e njëjta, pasi motra e vogël e sheh ndryshe.
“Kam një vajzë tjetër në klasë të 9-të, djali është 23-vjeç. Ka lindur shtatanik dhe ka kaluar një temperaturë i vogël dhe ka probleme me dëgjimin dhe të folurën, ka aparat në kokë.
Vajza bëri vetëm arsimin e mesëm dhe donte të vazhdonte një shkollë profesionale, por nuk mundi ta vazhdonte për shkak të paragjykimeve.
Vajza sot është 22 dhe ju shkatërrua jeta në këtë mënyrë. Në fillim e mohova vajzën deri sa kaloi pak kohë dhe që u ula me bashkëshorten dhe ramë dakord se askush nuk e mbron fëmijën përveç prindit.
Erdha unë në Tiranë dhe vendosëm të vinim këtu pasi nga paragjykimet nuk kishte jetesë atje.
Flasin por prapë motrat nuk e kanë atë ngrohtësinë që kishin përpara kësaj ngjarjeje. Është ftohur vajza e vogël nga ajo që ndodhi. Nuk është ajo dashuria që kemi pas. I them baballarëve të kenë kujdes fëmijët e tyre pasi nga adoleshenca bien pre e ndonjë mashtruesi dhe përfundojnë aty ku përfundoi vajza ime”, tha ai.