Ina Kollçaku ka zbuluar disa detaje të reja lidhur me ngjarjen e Librazhdit, ku vajza u kap duke tradhëtuar bashkëshortin nga vjehërrit.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi se e kanë kontaktuar familjarë të vajzës, të cilët i kanë kërkuar ndihmë. Ajo ka sqaruar se vajza është 21 vjeçe dhe i fejuari jeton në Angli prej 2 vitesh.

“Mua personalisht më kanë kontaktuar familjar të vajzës, donin ndihmë psikologjike dhe ligjore. Konkretisht, kushërinjtë e vajzës që jetonin jashtë. Unë i kam lidhur me organizata se vetë nuk mund ta bëj dot një gjë të tillë.

Dua të theksoj që vajza është 21 vjeç dhe jo 23 siç u tha nga disa media. Ajo nuk e ka takuar kurrë personin prej dy vitesh dhe e kishin marr si shërbëtore për mamin dhe babin”, tha ndër të tjera Ina.

Kujtojmë që nga informacionet e dhëna nga familjarët e të vajzës dhe psikologët që po e trajtojnë se gjendja psikologjike e saj është shumë e rënduar dhe pjesa më e madhe e tyre dyshojnë se ka një mundësi shumë të madhe që të kryej vetëvrasjen nëse nuk do të marrë një ndihmë të menjëhershme. Pas videos që është bërë virale, familjarët e djalit kanë njoftuar familjarët e vajzës të cilët kanë shkuar në shtëpi dhe ka qenë babai i saj i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Për shkak të kësaj vajza është detyruar t’i drejtohet spitalit të Librazhdit për mjekim.