Qytetarët shqiptarë po surprizohen çdo ditë me rritjen e çmimit të karburanteve. Mëngjesin e sotëm tabelat e afishuara në karburante tregonin çmimin e naftës në 230 lekë/litër, madje në disa të tjera në 239 lekë/litër.

Ndërkohë që çmimi i naftës u rrit, reagimet e shqiptarëve janë vetëm në rrjete sociale. Ndërkohë një video që po bëhet virale, është ajo e deputetit socialist Erion Braçe, i cili gjatë një fushate elektorale, disa vite më parë, premtonte çmim të lirë nafte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lolita Albania (@lolita.albania)

Në lidhje me rritjen e çmimit të naftës, askush nuk mban përgjegjësi. Justifikimi është se çmimet po rriten gjithkund, por ky është nja abuzim nga ana e tregtarëve të naftës, të cilët nuk zbatojnë ligjin për rezervat strategjike të naftës si edhe rrisin menjëherë çmimin sapo dëgjojnë se ka ndryshuar bursa.

Gjithashtu, shqiptarët po përballen edhe me nivelin e lartë të taksave që qeveria aplikon mbi naftën dhe benzinën.