
Arben Lamçja akuzohet nga SPAK se është pastruesi i parave të krimit të Franc dhe Hajdar Çopja të cilëve SPAK iu ka sekuestrua dhjetëra pasuri, si dhe 10 mln dollarë kriptovaluta.
I ekstraduar në gusht 2024 nga Kosova, kërkohej si vrasës me pagesë në dosjen Plumbi i Artë 2, një nga ushtarët e besuar të vëllezërve Çopja.
Ndaj organizatës së Çopjave, SPAK ka sekuestruar më herët mbi 1 milionë euro cash, 2 llogari bankare me vlerë 132 mijë euro dhe dhjetëra pasuri të paluajtshme në emër të familjarë dhe personave të tjerë të lidhur me organizatën kriminale:
-Truall, 3 vila e 4 garazhe në një resort në Farkë të Tiranë
-Hotel Domus në Tiranë
-Ish-Vila Gjuta te Rruga e Elbasanit në Tiranë
-3 sipërfaqe tokë arë në Vilë-Ballaj të Kavajës
-2 godina biznesi në Tiranë
-Truall dhe tokë arë në Elbasan
-2 sipërfaqe tokë arë dhe kullotë në Qeparo të Vlorës
-Apartament, në Golem Kavajë
-Apartament në Rrugën e Elbasanit
-Dupleks në Tiranë
-Operator ekonomik Elba Beton (Sekuestruar bashkë me godinën në Bradashesh edhe llogaritë bankare të saj)
-1 lokal në Elbasan në pronësi të shoqërisë “Elba Beton shpk”
-1 restorant në Bradashesh në pronësi të “Elba Beton shpk”
-Vila A7 në pronësi të “Elba Beton shpk”
Disa prej pasurive të sekuestruara i përkasin Arben Lamçes, 3 sipërfaqe tokë arë në Vilë-Ballaj të Kavajës, truall në Elbasan, dhe hotel Domus.
Gjatë tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të vrarë Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë, për llogari të Franc Çopjas, 250 mijë euro për kapjen e tij, 500 mijë euro për ta vrarë.
Arben Lamçja akuzohet nga SPAK, se ka pastruar paratë e krimit të vëllezërve Copja duke blerë pasuri në emër të tij dhe familjarëve të Çopjave./gazetajone