Ditën e djeshme gazetari Poli Hoxha në një intervistë tha se një nga pistat, ku po heton policia është ajo e largimit të Ervis Martinaj drejt Amerikës Latine.

Po duket se ky lajm ka bërë publikun që të të komentojë, duke aluduar se “Vis Martinaj është gjallë në Amerikën Latine dhe Artan Hoxha ka shkuar ta takojë”.

Këto komente kanë sjell reagimin e gazetarit të kronikës së zezë, Artan Hoxha i cili ka publikuar disa lajme në media online që shkruajnë se ai ka shkuar në Amerikën Latinë për të takuar pikërisht Ervis Martinajt.

Në rrjetet sociale, gazetari Hoxha ka nxjerrë komentet dhe lajmet, ndërsa ironizon duke thënë “çfarë sjell ora nuk sjell moti..”, duke ka mohuar pretendimet në media.

“Çfare nuk ben vaki ne kete vend

Tani qe u hapen dhe bastet online, 50% me 50% ka vajtur kjo pune

Nuk thote kot populli, “çfare sjell ora, nuk sjell moti”…

Si ka qene ajo batuta e estrades se Fierit:

Partizani, ishte veshur si partizan, qe ta merrnin gjermanet per ballist

Hajde mbushi mendjen dynjase qe jam Artan Hoxha dhe nuk jam zhdukur”, shkruan ai.

Leave a Reply