Sot, më 17 dhjetor 2024, Shqipëria do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale, duke sjellë mot të kthjellët dhe relativisht të ftohtë.
Kthjellimet do të jenë më të theksuara përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht në zonat e ulëta.
Pasditja dhe mbrëmja do të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta në të gjithë territorin, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes ashtu edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në Peshkopi deri në 17°C në Vlorë dhe Sarandë.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi lindor, duke krijuar në brigjet detare valëzim të ulët./gazetajone