Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni që po zhvillohet në Greqi për goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek.
Banda kriminale u zbulua nga policia greke falë zbërthimit të mesazheve të anëtarëve të bandës që komunikonin mes tyre me aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat.
Sipas mediave greke koka e grupit kriminal rezulton se është shqiptari Edmond Përbashaj, i burgosur në burgun e Diavatas, i dënuar me 20 vjet burg për grabitje me armë.
Përbashaj, i njohur me nofkën Mondi, u transferua në Diavata nga burgu i Stavrakiout në Janinë, pasi në fillim të korrikut u zbulua se bashkëpunonte me persona nga jashtë por dhe zyrtarë të burgut për shpërndarjen e lëndëve narkotike por dhe futjen e parave më pas në burg.