Videoja e nuses nga Librazhdi e cila u kap nga vjehrrit me të dashurin në dhomën e gjumit të burrit emigrant ka bërë bujë në media. Pas deklaratave dhe përballjeve live mes nuses dhe vjehrrës, ngjarja është bërë tenë në emisionet shqiptare. Në një nga këto të fundit, ka qenë Robert Aliaj dhe pastori Akil Pano të cilët kanë komentuar ngjarjen, ndërsa mbështetësi i LGBTQI Altin Hazizaj, befasoi me deklaratën e tij dhe bëri që pastori të vërë duart kokës. Hazizaj u shpreh se gjithsecili mund të ketë edhe 5 dashnorë, pasi sipas tij, nuk është ky problemi.

Hazizaj: Nuk besoj që nderi i një personi mbeti thjesht te tradhtia. E kuptoj që ka dashuri ideale dhe duhet ta ushqejmë, ndaj nuk duhet t’i paragjykojmë njerëzit, edhe nëse kanë 2-3-4-5 dashnorë. Jetojmë në një shoqëri që vlerat e dashurisë i gjen.

(Pastori vë duart në kokë)

Hazizaj: Le t’i vërë, ai beson atë që është e drejta e vet.

Aliaj tha se publikimi i videos së vajzës tregon se ne jemi ende një shoqëri që dominohet nga kultura e hakmarrjes. Ndërsa për pastorin Pano, me publikimin e videos, vajzës i është vërë vrasje, pasi jemi një shoqëri shumë gjykuese.