Ministrja e Shtetit për mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Eden. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ministrja me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Sot bota mori një dimension tjetër. Eden na e plotësoi familjen. Faleminderit të gjithëve për urimet”, ka shkruar ajo.