Policia e Shtetit ka kapur brenda pak ditësh dy dërgesa me kanabis që vinte me anë të Postës Shqiptare. Në të dy rastet pritësit ishin nga Kamza, edhe pse pakot ishin në emër të shtetasve nga Fieri dhe Korça.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, kjo drogë vjen për përdoruesit e elitës së vendit, sepse ka çmimin e kokainës, dhe është shumë e përqendruar.

Vlera e sasisë që u kap me datën 19 mars, rreth 1.6 kilogramë, shkon në treg 80 mijë euro. Shqipëria nga një vend origjine i kanabisit që mbillet në shtëpitë e kanabisit dhe në ambientet të jashtme.

Në rastin e parë droga vinte nga Atlanta dhe vinte në emër të një qytetari në Fier, por blerësit e vërtetë ishin në Kamëz ku edhe do të shpërndahej. Më 27 mars u kap sasia tjetër, 3.2 kilogramë, me vlerë rreth 160 mijë euro. Është e modifikuar, me THC të përqendruar.

Ky është kanabis rekreativ. Të dyja linjat nga SHBA pritësit ishin në zonën e Kamzës dhe kishte kohë që mes Shqipërisë dhe SHBA ishte krijuar një korridor për përdorues elitë dhe një dozë e kësaj shkon 50 mijë lekë, afër çmimit të kokainës.

Të kapësh 5 kilogramë brenda javës përmes postës, me vlerë totale rreth 250 mijë euro, tregon sa e shpeshtë është bërë kjo rrugë. Trafikantët në vend që sjellin sasi të mëdha, sjellin me postë sasi të vogla.

Problemi është se kush janë ata që e nisin nga SHBA-të dhe kjo do të dalë në bashkëpunim me autoritetet amerikane”, tha Hoxha.