Sipas MeteoAlb: Vijojnë vranësira e shpeshta të jenë prezente në vend, duke bërë që Shqipëria të jetë në dominimin e motit të vranët. Parashikohet që vranësirat herë pas here të sjellin reshje shiu në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Po ashtu, pjesërisht qendra pritet të ketë momente me reshje shiu. Ndërsa zonat Jugore do të jenë me vranësira por nuk do të ketë reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e mesatare dhe deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.