Orët e paradites mbizotërohen nga kthjellime dhe vranësira të cilat më të dukshme do të jenë në shtrirjen Lindore. Sipas MeteoAlb parashikohet që gjatë pasdites kushtet e motit të vijojnë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-hershme, më të theksuara vranësirat do të jenë në verilindje të territorit duke sjellë reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.