Ngjarja rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikes, ku 34- vjeçari Renato Muhaj, ka vrare ish-bashkëshorten e tij Suela Saliaj ka shokuar banoret e fshatit Ngracan në Mallakaster.
Me lot në sy banoret tregojnë se vajza dhe familja e saj ishin njerëz tepër të nderuar ne zone dhe nuk mendonin kurrë se marresa e saj do te kishte një fund të tillë tragjik.
Nje banore tregon se e ndjera, Suela Saliaj,ishte rritur se bashku me vajzat e saj , ndërkohe që ende ruanin lidhje ne rrjetet sociale.
Ne Ngracan banesa e familjes Saliaj është e mbyllur pasi prej vitesh aty nuk banon askush teksa tek të gjithë banoret kanë mbetur tashme vetëm kujtimet e mira dhe dhimbja për vajzën e vrare nga ish-bashkëshorti